NHK News raporton se trupi i një 62 vjeçari, por pa kokë, është gjetur në një dhomë hoteli në Japoni. Viktima besohet të jetë një vendas, transmeton Fol Drejt.
Sipas NHK News, Hoteli ndodhet në lagjen e dritave të kuqe të Sapporo, një qytet në ishullin më verior japonez të Hokkaido.
Trupi dyshohet se u gjet nga stafi në banjën e një dhome në katin e dytë të hotelit, raporton Sky News.
Sipas NHK News, policia analizoi pamjet e kamerave të sigurisë nga vendi i ngjarjes, që dyshohet se tregonin një burrë që hynte me një person tjetër të shtunën mbrëma.
Një person tjetër u pa duke u larguar vetëm nga hoteli rreth orës 2 të mëngjesit të së dielës. Kyodo News raporton se personi është parë duke u larguar me një valixhe të zezë që policia beson se kishte kokën dhe rrobat e viktimës.
Nga autopsia e trupit rezultoi se koka ishte prerë me mjet prerës kur viktima tashmë kishte vdekur.
Policia është në kërkim të një personi që është parë duke dalë nga dhoma e hotelit, dhe më shumë se 200 oficerë thuhet se janë përfshirë në kërkim./FolDrejt/