Një kosovar 33 vjeçar kishte sulmuar me një rrip një police, duke tentuar t’ia ndalr frymën, kur kjo e fundit kishte tentuar të bëjë kontroll të dokumentave. 33 vjeçari pa adresë banimi tani është dënuar me një vjet e nëntë muaj burg, shkruan DPA.
Ngjarja ka ndodhur në Krefeld, ndërsa Gjykata gjermane e dënoi për shkak të palgosjes rëndë të një force policie, përcjell foldrejt.com. Sipas drejtësisë, ai nuk kishte dashur të vrasë policen, por thjesht vetëm t’i shpëtojë kontrollës. 33 vjeçari kishte dokumenta të falsifikuara.
Prokuroria kishte kërkuar pesë vjet heqje lirie./Foldrejt.com