Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në fshatin Keqekollë të Komunës së Prishtinës, njofton policia.
Sipas raportit 24 orësh, persona të panjohur kanë thyer derën e një shtëpie dhe aty kanë vjedhur gjësende të ndryshme, transmeton Fol Drejt.
Rasti, në raport, është cilësuar si “vjedhje e rëndë”.
“Fsh. Keqekollë, Prishtinë, 12.04.2022 – 01:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportua se në shtëpinë e tij, persona deri me tani të identifikuar kanë thyer derën e shtëpinë dhe kanë vjedhur një TV, një shpuese betoni si dhe mjete tjera pune. Nga kamerat e sigurisë është vërejtur se veprën penale e kanë kryer dy persona te dyshuar” – thuhet ndër të tjera në raport.
Bëhet e ditur se rasti mbetet nën hetime./FolDrejt/