Dy të dyshuar nga Komuna e Istogut kanë përfunduar në prangat e policisë, pasi ata fillimisht i kanë penguar disa punëtorë të një operatori ekonomik, pastaj i kanë kërcënuar dhe kanosur bashkë me pjesëtarët e policisë, shkruan Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, rasti ka ndodhur dje rreth mesditës.
“Istog 03.10.2023 – 13:40. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që fillimisht kanë penguar punëtorët e operatorit ekonomik të kontraktuar nga komuna e Istogut, për kryerjen e disa punimeve, nën pretendimin se ajo pronë është e të dyshuarve, pastaj kur zyrtarët policorë kanë intervenuar janë penguar dhe janë kanosur nga të dyshuarit. Gjithashtu njëri nga të dyshuarit ka dëmtuar një xham të veturës së policisë” – thuhet në raport.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./FolDrejt/