Rasti ka ndodhur në Prizren, sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, shkruan Fol Drejt.
“Prizren 20.08.2022 – 16:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se i dyshuari i pa njohur i kishte vjedhur një orë dore dhe telefonin mobil dhe pasi që viktima kishte vërejtur dhe ka tentuar t’ja marr, i njëjti kishte nxjerr një pistoletë. Gjatë patrullimit zyrtarët policore kanë vërejtur të dyshuarin dhe gjatë ndjekjes i kishte rënë pistoleta lodër” – thuhet në raport.
Bëhet e ditur se i dyshuari ka arritur t’iu shpëtojë policëve dhe ai gjendet në arrati.
Rasti është duke u hetuar./FolDrejt/