Një person ka përfunduar në pranga të policisë pas dyshimeve për zjarrvënie.
Rasti ka ndodhur në fshatin Shupkovc të Mitrovicës, dje rreth orës 05:25, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton raporti 24-orësh i policisë, në lokalin të cilit i ka vënë zjarrin i dyshuari, janë shkaktuar dëme materiale, ku për pasojë është djegur dera e lokalit dhe një pjesë e tepihut është dëmtuar.
Me vendim të prokurorit dhe pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./FolDrejt/