Në orët e hershme të mëngjesit të së premtes, janë sulmuar me armë zjarri dy makina të Policisë së Kosovës.
Eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi thotë se Serbia nuk ka qëllim të invadojë në mënyrë klasike në Kosovë, por sipas tij destabilizimi i vendit tonë patjetër se është qëllim.Ibishi në “Debat Plus” në RTV Dukagjini thotë se elementëve kriminalë që merren me kontrabandë po ashtu ju ka penguar qëndrimi i institucioneve të Kosovës.
“Në sulmin ndaj policisë në veri ka elemente të terrorizmit. Ai sulm nuk ka rrezikuar vetëm policinë doganierët apo inspektorët sanitarë, por edhet qytetarët që kanë qasje në atë rrugë. Pra vendosje e iriqëve apo përdorja e granatës janë elemente të terrorizmit”, tha ai.
Ai thotë se ngjarja mund të konsiderohet edhe incident ndërkufitar pasi nga territori i Serbisë janë hedhur fishekzjarre.
Sipas ekspertit të sigurisë ministri Brendshëm nuk ka të drejtë të përzihet në autorizimet e policisë, nëse duhet të shkarkohen pjesëtarët serb të Policisë së Kosovës që janë në zinxhirin komandues.
“Inspektorati policor bënë propozime për shkarkimin e zyrtarëve të dyshuar policor. Ministri nuk mund të ndërhyjë në autorizimet e këtij institucioni, pasi ligji ia ka përcaktuar një gjë të tillë”, deklaroi Ibishi.