Suedezi prenotoi një fluturim nga Stokholmi në Milano. Presidenti Scaroni njoftoi: “Ai dëshiron të kthehet për të luajtur përseri”.
Zlatan Ibrahimovic do të kthehet në Itali të hënën. Pas kontakteve të fundit të sotme me menaxherët e kuqezinjve, Suedezi ka prenotuar një fluturim nga Stokholmi për në Milano.
“Unë mendoj se Ibra dëshiron të kthehet përsëri në fushë”, ishin fjalët e presidentit të klubit AC Milan.//FolDrejt