Në lojë është një derbi që është në të njëjtën kohë një supersfidë e Seria A. Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për Milanin.
Megjithatë, Stefano Pioli rrezikon të mos ketë në dispozicion Zlatan Ibrahimovicin për ndeshjen kundër Interit më 5 shkurt . Suedezi, në fakt, ende nuk është rikuperuar plotësisht pas dëmtimit që mori kundër Juves. Gjendja e tij do të vlerësohet dita-ditës.
Është e vërtetë që sfida është vendimtare, veçanërisht për Milanin që ka mundësi të rrëmbejë pikë te Interi, por te Milanello e dinë shumë mirë që Ibrës nuk mund t’i kërkohet të dalë në fushë me dhimbje. Dhe çështja është pikërisht kjo, që sulmuesi vazhdon të ndjejë dhimbje, dhe është në dyshim për derebin kundër zikaltërve. /abcnews.al