Të gjithë sytë e botës sot ishin drejtuar nga Bundesliga, kampionati i parë i madh europian që rinisi pas ndalesës së shkaktuar nga emergjenca e koronavirusit. Mes këtyre edhe Zllatan Ibrahimoviç.
Në historinë e publikuar në Instagram, sulmuesi i Milanit që la të hënën e shkuar Suedinë dhe ka nisur nga stërvitja në Milanelo me seancat individuale, ka dashur të falënderojë Bundesligën.
“Thay say, they do”, postimi i tij i shkruajtur mbi një flamur gjerman. Pak fjalë dhe aksion konkret, në diferencë nga e gjithë pjesa tjetër e botës.