Politikanët në Kosovë, e kanë përkujtuar figurën politike të Ibrahim Rugovës, me rastin e përvjetorit të vdekjes së tij.
Ish Rugova përkatësisht kontributi i tij i paçmueshëm në kulturë e politikë, është marr si shkas për ta përkujtuar, në këtë përvjetor.
Radhës së politikanëve që e kanë bërë këtë gjë, i është bashkuar edhe Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, transmeton Fol Drejt.
“Presidenti Ibrahim Rugova ishte udhëheqës politik që la gjurmë të mëdha në historinë e vendit tonë, në kuadër të përpjekjeve sublime për liri dhe pavarësi” – ka shkruar Krasniqi.
Ky është statusi i tij i plotë:
“Presidenti Ibrahim Rugova ishte udhëheqës politik që la gjurmë të mëdha në historinë e vendit tonë, në kuadër të përpjekjeve sublime për liri dhe pavarësi.
Urtësia dhe përkushtimi i tij për ta nxjerrë në shesh të vërtetën e popullit të Kosovës në periudhën e rëndë të okupimit, i kanë dhënë atij një vend të veçantë në historinë më të re të vendit tonë.
Me rastin e 16 vjetorit të ndarjes nga jeta të ish Presidentit Rugova, ne sot nderojmë jetën dhe veprën e tij, që kishin në qendër idenë e Kosovës së lirë e të pavarur.”