Fol Drejt
E shtunë, 17 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home INTERVISTA

Ibrahimi: “Dallimi mes nesh dhe BDI-së është i pakrahasueshëm”, ja dy shtyllat kryesore të programit tonë

5 vjet më parë
in INTERVISTA, LAJME, TË FUNDIT
Koha e leximit: 6 minuta lexim
zeka
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Anëtari i kryesisë së partisë AlternAtivA, z.Zeqirija Ibrahimi, për një intervistë ekskluzive me portalin Foldrejt.com, flet për dy shtyllat kryesore të programit “Një shtet për të gjithë”. Poashtu, ai ndalet dhe na tregon për figurat kombëtare që më së shumti e kanë inspiruar atë.

Foldrejt.com: Zoti Ibrahimi, tashmë u krye edhe zyrtarisht koalicioni mes AlternAtivA dhe Aleancës për Shqiptarët. Më falni për pyetjen e drejtpërdrejtë, ku dalloni juve nga partitë tjera dhe pse duhet të votojnë qytetarët këtë koalicion?

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Zeqirija Ibrahimi: Dallimi mes nesh dhe BDI-së është shumëplanësh dhe shumë i qartë, qoftë për nga përfaqësimi kadrovik, qoftë për nga përfaqësimi ideor, por edhe për nga morali politik. Madje, nëse doni të jem edhe më i drejtpërdrejtë, ne jemi të pakrahasueshëm me ata. 18 vitet e pushtetit të asaj partie kanë prodhuar hiç më pak se 300 mijë shqiptarë të shpërngulur në Perëndim. Kjo shifër është trishtuese dhe kërcënuese për të gjithë nëse më 12 prill, edhe pa hiri, ndodhë që ajo parti të mbetet në pushtet. Përveç kësaj, koalicioni ynë ua mundëson shqiptarëve që vota e tyre të mos shkojë më dëm. Derisa më 2016 ndodhi që 150 mijë vota të shqiptarëve nuk prodhuan efekt të plotë, sepse BDI me vetëm 86 mijë vota u bë përfaqësuesja e shqiptarëve, kësaj radhe shqiptarët e kanë adresën e saktë ku vota e tyre opozitare merr kuptim dhe krijon efekt përfaqësimi. Dhe, së treti, koalicioni ynë me programin “Një shtet për të gjithë” është oferta e vetme objektivisht e realizueshme dhe jopatetike. Jemi menduar dhjetë herë dhe e kemi regjistruar një premtim, duke qenë të bindur se atë do ta përmbushim. Vendet e reja të punës, zhvillimi ekonomik, shteti i së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, por edhe stimulimi i familjes dhe mirëqenia shëndetësore, janë shtylla të këtij programi, që do të jenë traktati ynë me votuesit, për të cilin në çdo moment do të mund të japim llogari.

Foldrejt.com: A do ekzistojë ky koalicion edhe pas 12 prillit?

Siç e patë nga marrëveshja e publikuar, ne kemi rënë dakord për një koalicion që do të zgjasë deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ndërsa unë besoj se udhëheqja jonë do të vazhdojë edhe më tej, sepse me ne fillon një histori tjetër e përfaqësimit të shqiptarëve, krejt ndryshe nga ajo që e kemi parë gjatë këtij 30-vjeçari. Mjafton ta kujtoni punën tonë në Ministrinë e Kulturës për këto dy vjet dhe mund ta imagjinoni si do të duket pushteti me ne.

Foldrejt.com: Gjatë qeverisë së fundit, një ndër sukseset më të trumbetuara në opinionit publik ishte edhe lajmi i zyrtarizimit të gjuhës shqipe në tërë territorin. Megjithatë, gjatë konkurseve për punësime (qoftë edhe për punësime të shqiptarëve), thuhet se kandidatët duhet të dinë edhe gjuhën maqedonase dhe shkrimin e saj qirilic. Për çfarë zyrtarizimi bëhet fjalë?

Nëse e mbani mend, ne askund nuk kemi thënë se gjuha shqipe është zyrtarizuar. Kemi qenë shumë të kujdesshëm në këtë artikulim. Ne kemi thënë se ky është avancimi më i madh i shqipes në Maqedoninë e Veriut, porse ajo është shumë larg zyrtarizmit. Madje, nëse ju kujtohet, jo një herë në opinion kam thënë se pa ndryshuar statusi i shqiptarëve ne kushtetutë, nuk mund të flasim për zyrtarizim të plotë. Sepse, politika gjuhësore e shtetit tonë buron nga statusi i kombeve në kushtetutën e vendit. Derisa ne trajtohemi aty si minoritet, s’do mend se edhe avancimi i gjuhës shqipe do të jetë siç i përket një gjuhe të minoritetit. Ndërkaq, ju e dini se kush e ka miratuar dhe kush e ka mbështetur kushtetutën e vitit 2001 dhe e dini mirëfilli se kush janë meritorë për këtë status të gjymtë të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Foldrejt.com: Kthehemi pak te tema më e rëndësishme. Cili është planprogrami juaj mbi arsimin?

Dy shtyllat kryesore të programit tonë “Një shtet për të gjithë” janë pikërisht arsimi dhe zhvillimi ekonomik. Ne konsiderojmë se këto dyja janë çelësi i mirëqenies së kombit. Madje, do të thosha se arsimi paraprin, ngase një arsim serioz cilësor nënkupton edhe një zhvillim ekonomik. Në këtë drejtim arsimi shqip në vendin tonë është për keqardhje. Përveç klasave të stërngarkuara, janë edhe një varg problemesh të tjera që presin zgjidhje, si: tekstet shkollore me përmbajtje problematike, objektet e dërrmuara (nga vjetërsia dhe pa kushte minimale për punë), mungesa e kuadrit cilësor për shkak të politizimit të arsimit, arsimi jokomplementar me tregun e punës, mungesa e mjeteve mësimore, zbehja e cilësisë, rezultatet e dobëta në matematikë dhe dobësitë në përvetësimin e gjuhës shqipe, letërsisë shqiptare dhe historisë kombëtare e shumë probleme të tjera. Për fat të keq, aq shumë e kanë degraduar arsimin, sa do të na duhen dy mandate qeverisëse që të mund t’i vendosim gjërat në binarë të drejtë.

Foldrejt.com: Pasi përmendët shpesh të këqijat që ka sjell BDI-ja gjatë gjithë kësaj kohe në pushtet. Nëse krahasojmë Maqedoninë e vitit 2000 dhe Maqedoninë e vitit 2020, shohim që ka dallim në punësimet e shqiptarëve në administratën shtetërore dhe veçanërisht në shëndetësi. A duhet të njihet kjo meritë për Ali Ahmetin?

Nëse doni t’i përshkruani ndonjë meritë kryetarit të BDI-së nuk është se nuk gjeni asnjë. Ka plot njerëz të rrethit të tij që ai “i ka rehatuar”. Por, nëse e vendosni para vetes shifrën e të punësuarve shqiptarë gjatë kohës së BDI-së dhe atë e përballni me shifrën e 300 mijë shqiptarëve të rinj që janë detyruar të mërgojnë nga ky vend për shkak të politikave të këqija që i ka prodhuar ajo parti, kujtoj se ato janë merita margjinale. Nëse çmimi i atyre të a.q. suksese për disa militantë partiakë e njerëz të rrethit të ngushtë ka qenë shpërngulja e detyrueshme e 300 mijë shqiptarëve, kjo ka një cilësim tjetër, por sigurisht nuk është mburrje.

Foldrejt.com: Koalicioni mes AAA dhe ASH erdhi thuajse paralele me krijimin e qeverisë së re në Kosovë. Kryeministri Albin Kurti ka pritur më shumë në takime shefat e AAA dhe ASH, sesa ata të partive tjera. Do të thotë kjo, se qeveria e re kosovare u mbështet juve si koalicion?

Miqësia jonë me kryeministrin Kurti është shumëvjeçare, madje edhe para se të jemi në politikë. Por, kjo nuk nënkupton detyrimisht edhe mbështetje politike për neve në Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, për një gjë jam i sigurt: duke e njohur edhe nga afër se çfarë militanti është ai kundër politikanëve të korruptuar, të kriminalizuar dhe pa vizion kombëtar, mund ta marr me mend se kë do ta mbështeste ai në vendin tonë.

Foldrejt.com: Prej disa vitesh ka një debat të gjërë mes shqiptarëve rreth figurave të kontestuara kombëtare – partizanëve/komunistë dhe ballistëve. Ju si studiues, cila figurë kombëtare ju ka inspiruar më shumë? Pse?

Mendoj se shqiptarët kanë figura kombëtare që pranohen nga gjithë kombi dhe figura kombëtare lokale, që janë të rëndësishëm në kontekste të veçanta. Kështu, sa u takon figurave kombëtare të përgjithshme, s’do mend se Skënderbeu është i pari në listë. Natyrisht, jo Skënderbeu i katolikocentristëve dhe islamofobëve, që duan ta prodhojnë një Skënderbe që e përplas kombin, por Skënderbeu i Naim Frashërit dhe i Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Ndër figurat e tjera që më mahnitin janë Sami Frashëri, si arkitekt i identitetit tonë kombëtar, dhe Myderriz Ymer Prizreni, si farkëtues i shtetësisë shqiptare, një detyrë që e përfundoi Ismailqemal Vlora. Një figurë tjetër kombëtare që më mahnit është pa dyshim Mit’hat Frashëri, që për rrethana të shqiptarëve tanë është Azem Morana i NDSH-së. Tjetër: i pëlqej poezitë e Mjedës, më kënaq Lahuta e Fishtës, ndërsa më mrekullon “Vdekja e Nositit” e Lasgush Poradecit.
E nëse flasim për historinë më të re, mendoj se Adem Jashari është një hero që me sakrificën e tij e ka ujitur vullnetin shqiptar për liri, ndërsa ademjashari ynë është pa dyshim Harun Aliu.

Zoti Ibrahimi ju falemnderojmë për intervistën!

Zeqirija Ibrahimi (42) është bashkëpunëtor i lartë shkencor dhe doktor i shkencave filologjike. Ai ka shërbyer si deputet në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut dhe suksesi i partisë së tij lidhet ngushtë me emrin e tij.

 

 

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Turqia neutralizon 150 ushtarë të Assadit

Lajmi tjetër

Zyrtare: Inter-Ludogorets do të luhet me dyer të mbyllura.

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM