Deputeti i partisë qeveritare Alternativa, Zeqirija Ibrahimi, në një postim të tijin në Facebook, ka shkruar rreth ligësisë më të madhe të tradhtarëve sesa kundërshtarëve.
“Tradhtarët janë më të ligë se armiqtë e kundërshtarët.
Kundërshtarët na kanë bërë shumë shpifje, por nuk kanë rënë në fyerje të nderit e moralit familjar.
Por, tadhtarët, me bisht të zënë me perversitete nëpër Shqipëri e me dosje që ua ruajnë në Zajaz, marrin guxim të na i shajnë edhe gratë.
O Zot, na e ruaj gjuhën prej ofendimeve të pamoralshme dhe na mbro nga urrejtja shejtanore!,” ka shkruar Ibrahimi.