Zlatan Ibrahimovic ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend të pensionohet derisa të fitojë trofe me skuadrën e tij aktuale, Milanin.
Reprezentuesi suedez është 40 vjeç dhe nuk ka luajtur ende në vitin 2022 për shkak të një problemi të përsëritur në thembër.
“E ardhmja ime është futbolli, bota ime është futbolli”, ka thënë ai.
“Jam i zhgënjyer që nuk jam në gjendje të luaj për momentin, kjo më dhemb shumë, veçanërisht kur skuadra po shkon mirë. Unë dua të jem atje dhe të ndihmoj ekipin, ne kemi bërë gjëra të mëdha që kur erdha dhe tani na mungon vetëm një element: një trofe”, vazhdoi Ibrahimoviç.