Sulmuesi suedez me eksperiencë, Zlatan Ibrahimović , ka shkaktuar për herë të parë një stuhi të vërtetë në publikun futbollistik me deklaratën e tij.
Ibrahimovic paralajmëroi publikisht sulmuesin e madh të Manchester Cityt, Erling Haaland kundër trajnerit Pep Guardiola.
“A më pëlqen Haaland. Po, më pëlqen shumë. Mendoj se është një lojtar jashtëzakonisht inteligjent. Ai nuk bën gjëra që nuk është në gjendje t’i bëjë. Ai nuk vjen në qendër për të marrë topin, ai thjesht qëndron pranë portës dhe shënon. Unë për lojtarë si Philippe Inzaghi, David Trezeguet, Christian Vieri. Ai është një version i ri i atyre lojtarëve “, vlerësoi Zlatan futbollistin e ri.
Haaland është një lojtar kyç për Manchester City këtë sezon. Norvegjezi ka shënuar 22 gola në të gjitha garat, por Ibra e paralajmëron se përralla mes tij dhe Guardiolës mund të përfundojë lehtësisht.
” A mund ta bëjë Guardiola edhe më të mirë… Gjithçka varet nga sa e madhe është egoja e Pep-it dhe nëse ai do ta lejojë Haaland të jetë më i madh se ai apo jo. Ai nuk më la mua dhe nuk la shumë lojtarë“, tha ai, i cili nuk ia fali spanjollit trajtimin e keq që iu bë nga ai në Barcelonë./FolDrejt/