Zlatan Ibrahimovic, i cili foli në Instagram, ka publikuar një video mesazh të rëndësishëm për të mbledhur fonde për të trajtuar urgjencën shëndetësore:
“Italia gjithmonë më ka dhënë shumë, dhe në këtë moment dramatik, unë dua t’i jap edhe më shumë këtij vendi që e dua. Unë kam vendosur, së bashku me njerëzit që janë duke punuar me mua, të krijojmë një fond për spitalet ‘Humanitas’ dhe të përdor fuqinë time komunikuese për të përhapur mesazhin më gjerësisht.
Kjo situatë është një problem serioz dhe ne kemi nevojë për ndihmë konkrete që nuk është vetëm një video. Unë jam duke llogaritur në bujarinë e kolegëve të mi, të gjithë sportistëve profesionistë dhe atyre që duan të bëjnë një dhurim të vogël ose të madh në bazë të mundësive të tyre, për të gjuajtur këtë virus.
Së bashku ne, vërtet mund të ndihmojmë spitalet, mjekët dhe infermierët që punojnë çdo ditë për të shpëtuar jetën tonë. Sot ne brohorasim për ta! Le të heqim dorë Corona virusin dhe të fitojmë këtë lojë! Dhe mos harroni: nëse virusi nuk vjen të une, ateherë une do shkoj të virusi! “.