Tifozët janë lojtari i 12-të në futboll, por në Premier League janë më shumë se kaq. Ata janë bukuria e futbollit anglez dhe për këtë arsye federata angleze po shqyrton të gjitha mundësitë që 92 ndeshjet e mbetura të këtij sezoni të mos luhen pa praninë e fansave. Transferimi i kampionatit në një kontinent tjetër si për shembull Australia është një hipotezë, ndërkohë ideja e fundit e klubeve të Premier League është që për të qenë sa më afër tifozëve nëse do të luhet në Britaninë e Madhe dhe pa ta është që një pjesë e ndeshjeve të këtij sezoni ndoshta ato më të rëndësishmet të transmetohen falas në YouTube.
“The Sun” bëri të ditur se Sky Sports dhe BT Sport që kanë blerë të drejtat televizive do të transmetojnë një pjesë të ndeshjeve, ndërsa ndeshjet e mbetura e ndoshta disa nga përballjet kryesore të kampionatit në këto javë, do të përfundojnë duke u shfaqur falas në YouTube duke bërë të mundur që çdo sfidë e mbetur nga sezoni të jetë LIVE për tifozët.
Hera e fundit që një ndeshje e Premier Leagues është shfazur falas ishte në javën e pare të sezonit 2013-2014, kur Manchester United-Swansea dhe Crystal Palace-Arsenal u transmetuan falas nga dy kanalet me pagesë.