Klajdi Budo është shtetasi që plagosi mëngjesin e sotëm një polic në kryeqytetin grek, teksa përpiqej t’i shpëtonte arrestimit.
37-vjeçi u përlesh me efektivët, kur ata i kërkuan të dilte nga automjeti që kishte grabitur. Ai nisi të qëlloi drejt motorit ku ndodhej polici, ndërkohë që nga kundërpërgjigja me armë mbeti i plagosur dhe vetë.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën Marnis të Athinës. Budo ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Raporton topchannel percjell Foldrejt.com