Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) parashikon se në vitin 2023 kërkesa globale për naftë do të arrijë një nivel rekord prej mbi 100 milionë fuçi në ditë.
Në raportin e saj mujor të tregut të naftës të publikuar sot, IEA rishikoi parashikimin e saj për kërkesën globale të naftës për këtë vit duke e rritur me 80 mijë fuçi në ditë në krahasim me parashikimin e saj të mëparshëm, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Sipas kësaj, kërkesa globale për naftë pritet të arrijë në 101.720.000 fuçi në ditë këtë vit, me një rritje prej 1.870.000 fuçi në ditë krahasuar me vitin e kaluar. Kjo shumë regjistrohet si më e larta e të gjitha kohërave.
Është llogaritur se kërkesa do të jetë 46.420.000 fuçi me një rritje prej 470 mijë fuçi krahasuar me një vit më parë në rajonin e OECD-së dhe 55.3 milionë fuçi me një rritje prej 1.4 milionë fuçi në vendet jashtë OECD-së.
Vlerësohet se rreth gjysma e rritjes së pritshme të kërkesës globale për naftë do të vijë nga Kina, ku janë hequr kufizimet e COVID-19.
Nga ana tjetër, karburanti i avionëve pritet të vazhdojë të jetë burimi më i madh i rritjes, me një rritje prej rreth 840 mijë fuçi në ditë.
Furnizimi global i naftës ra në dhjetor të vitit 2022
Sipas raportit, prodhimi ditor global i naftës është ulur me 860 mijë fuçi krahasuar me muajin e kaluar dhe ka rënë në 101 milionë e 10 mijë fuçi.
Prodhimi ditor i naftës bruto i OPEC-ut u ul me 40 mijë fuçi në dhjetor 2022 krahasuar me muajin paraardhës dhe u bë 29 milionë e 19 mijë fuçi. Gjatë kësaj periudhe, prodhimi jo konvencional i OPEC-ut, përveç naftës bruto, u regjistrua në 5 milionë e 290 mijë fuçi në ditë. Sipas kësaj, prodhimi ditor i naftës i OPEC-ut arriti në 34 milionë e 480 mijë fuçi muajin e kaluar.
Prodhimi ditor i naftës në vendet jashtë OPEC-ut është ulur me rreth 780 mijë fuçi në ditë krahasuar me një muaj më parë dhe ka arritur në 66 milionë e 520 mijë fuçi.
Aktivitetet e naftës, të cilat u ndërprenë nga stuhia e borës që përfshiu një pjesë të madhe të SHBA-së, rezultuan efektive në uljen e prodhimit./FolDrejt/