Shitjet globale të pompave të nxehtësisë do të rriten në nivele rekord në vitet e ardhshme pasi kriza globale e energjisë përshpejton miratimin e tyre, thotë Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë në një raport të ri special.
Dokumenti i titulluar “E ardhmja e pompave të nxehtësisë”, tregon se pompat e nxehtësisë mund të luajnë një rol të rëndësishëm në uljen e konsumit të lëndëve djegëse fosile, veçanërisht të gazit natyror, për ngrohjen e shtëpive, zyrave, shkollave dhe fabrikave, transmeton Fol Drejt.
Pompat e nxehtësisë zakonisht kushtojnë më pak gjatë jetës së tyre sesa kaldaja me lëndë djegëse fosile, falë efikasitetit të tyre më të lartë./FolDrejt/