Sanksionet ekonomike shkaktojnë dëme të konsiderueshme për vendet kundër të cilave janë të drejtuara, ndërsa më të varfrit janë veçanërisht të rrezikuar, u njoftua sot në faqen e internetit të Institutit për Kërkime Ekonomike IFO nga Mynihu.
Sanksionet ekonomike të Kombeve të Bashkuara çojnë në një ulje të rritjes ekonomike në vendin e sanksionuar me 2 për qind në vit, sipas një studimi shkencor të botuar në revistën EconPol Forum, përcjell Fol Drejt.
Sipas vlerësimeve, pasoja e sanksioneve të OKB-së gjatë një periudhe 10-vjeçare është dëmi ekonomik i barabartë me një rënie prej 25 për qind të PBB-së./FolDrejt/