Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar reshje shiu për të martën, me Skënderajn, Mitrovicën dhe Klinën që mund të rrezikohen sërish nga vërshimet, raporton Fol Drejt.
Në njoftimin e tij, instituti tha se me datën 24/01/2023 priten përsëri reshje shiu, që mund ta vështirësojnë situatën e përmbytjeve në Skënderaj, Mitrovicë e Klinë. Kjo për arsye se rrjedhat ujore të këtyre zonave janë në kapacitetet e tyre maksimale. /FolDrejt/