Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u ka bërë sërish thirrje qytetarëe që të bartin maskat dhe të vaksinohen.
Në shkrimin e tyre në Facebook, thuhet se Omicroni po vazhdon të përhapet me intensitet të lartë, përcjell Klankosova.tv, përcjell FolDrejt.com.
“Ju lutemi bartni maskat nē çdo vend dhe vaksinohuni. Omicron vazhdon të përhapet me intensitet të lartë dhe është varianti dominues në qarkullim.Virusi është kudo andaj mos neglizhoni rekomandimet themelore: maska, distanca, higjiena. Shamngni udhtimet, qëndrojni në shtëpi dhe ajrosni ambientet e mbyllura”, thuhet në shkrimin e tyre.
Tutje, thuhet se IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik.