Me përkrahje të zyrës së Organizatës Botërore te Shëndetësisë (OBSH), Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) prezantoi raportin “Uji, Sanitacioni dhe Higjiena në Shkollat e Kosovës” para përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) dhe Drejtorive Komunale te Arsimit, transmeton Fol Drejt.
Siç bën me dije IKSHPK, qëllimi i takimit ishte prezantimi i gjetjeve kryesore nga hulumtimi, dhe diskutimi i rekomandimeve dhe hapave të nevojshëm nga palët përgjegjëse për përmirësim të situatës.
Raporti dhe puna e IKSHPK-se u vlerësua shumë nga pjesëmarrësit dhe u potencua rëndësia e vazhdimit të punës dhe bashkëpunimit ndër-institucional në këtë fushë edhe në të ardhmen./FolDrejt/