Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës i ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi për shkak të ajrit të ndotur.
Përmes një njoftimi në “Facebook” nga ky institut kanë apeluar tek personat e ndjeshëm dhe me sëmundje kronike.
“Qëndroni në shtëpi! Ajri sot nuk është i shëndetshëm për personat e ndjeshëm dhe me sëmundje kronike”, shkruan IKSHPK.
Me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ndotja është e rrezikshme kur mesatarja e grimcave PM 10 kalon 45 mikrogramë për metër kub në 24 orë, ndërsa për grimcat PM 2.5 nuk duhet të jetë më shumë se 15 mikrogramë për metër kub.