Policia e Suharekës sot ka arrestuar të dyshuarin që para tre jave kishte ikur nga Stacioni i Policisë në Suharekë, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës, raporton Fol Drejt.
I dyshuari Xh. G. 51 vjeçar ishte kapur pasi që policia kishin marr informatë për lokacionin se ku gjendej, ai lokalizohet, arrestohet dhe dërgohet në vuajtje të dënimit sipas urdhër arrestit të gjykatës, thuhet në komunikatë.
Tutje policia tha se i dyshuari lartpërmendur me datë 20 Tetor 2022, pasi që policia në Suharekë e kanë ndaluar në bazë të urdhër arresteve të gjykatës, i njëjti është shoqëruar për në stacionin Policor të Suharekës.
Pas konsultimin me gjyqtarin kompetentë , nga Gjykata është nxjerr vendim për të ndaluar për 30 ditë në paraburgim të dyshuarin.
Kur i dyshuari ka kuptuar se do të dërgohen në paraburgim ai në një moment e ka shfrytëzuar rastin dhe ka ik nga stacioni i Policisë. /FolDrejt/
Postimi i plotë: