Të paktën 10 fëmijë dhe adoleshentë që po trajtoheshin për leukemi kanë vdekur pasi iu është dhënë doza e skaduar e trajtimit të kancerit në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa, i kontrolluar nga rebelët Houthi, thanë zyrtarët mjekësorë dhe punëtorët.
“Dhjetë fëmijë që vuanin nga leukemia kanë vdekur” në Spitalin e Kuvajtit, tha të premten ministria e shëndetësisë e rebelëve Houthi, duke shtuar se ata ishin në mesin e një grupi prej 19 pacientësh të moshës nga tre deri në 15 vjeç, shkruan Al Jazeera.
Ai tha se “ndotje bakteriale” ishte zbuluar në injeksionet e administruara tek fëmijët, duke shtuar se ilaçet ishin kontrabanduar në vend.
Një tjetër fëmijë ishte në “gjendje shumë kritike”, tha ai.
Zyrtarët nuk thanë se kur ndodhën 10 vdekjet.
Ilaçi kishte kaluar datën e skadencës, tha një burim mjekësor në Sanaa për agjencinë e lajmeve AFP, duke kërkuar që të mos identifikohej për arsye sigurie./FolDrejt/