Ashtu siç u lajmërua nga zëdhënësi i tij, presidenti i Republikës, Ilir Meta doli në një konferencë për shtyp ku denoncoi miratimin e ligjit për Dividentin.
Kreu i shtetit e konsideroi një krim të tmerrshëm kushtetues, të konsumuar nga sekti mafioz, i gjendur në krye të grushtit të shtetit.
” Ligji për Dividentin është rasti më flagrant si Kuvendi i kapur, si një organizatë mafioze bashkë me qeverinë e mazhorancën ka dhunuar hapur kushtetutën dhe shumë shpejt do të japin llogari para popullit shqiptar dhe drejtësisë së re që do të vijë. Nuk do të ketë shpëtim për ta. Nenet e Kushtetutës janë dhunuar hapur. Barazia para ligjit, tipar themelor i Kushtetutës sonë, por çfarë bëri ky sekt mafioz? Rilindja miratoi ligjin për disa ndryshime në ligjin për tatimin mbi të ardhurat e ndryshuara, në dëm të sipërmarrësve të ndershëm. Mavri Kuvendi dhunoi hapur dhe tmerrshëm Kushtetutën e Republikës, shkeli me të dyja këmbët ligjin, duke futur në mënyrë të fshehtë dekretin e presidentit për ta botuar në Fletoren Zyrtare. Kishin si qëllim rrëzimin e dekretit të Presidentit, pa shumë zë. Ju bëj me dije se për këtë krim të dëmshëm, do paraqes në SPAK kallëzimin penal për vendosjen para drejtësisë të gjithë autorëve të saj. Sekti mafioz i qeverisë së Rilindjes po dhunon Kushtetutën. Mirëpres bizneset dhe investitorët nesër në tubim. Ju ftoj nesër në bulevard të jemi bashkë. Situata ka kaluar çdo kufi, 10 veta tallen me miliona shqiptarë.”// Raporton Top Cannel