Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka paralajmëruar dorëheqjen e tij në këtë post, nëse sipas tij, kryeministri Edi Rama merr 71 mandate më 25 prill, pa u prekur vota.
I ftuar në emisionin “Frontline” , Kreu i Shtetit tha se nëse fiton Rama, më 26 prill jep dorëheqjen dhe kalon në opozitë.
“Në këtë tokë Zot është populli i Shqipërisë, pikë! Mori Edi Rama 71 mandate? Unë më 26 prill do të jap dorëheqjen, kaq do ta bëj, siç bëri Ramiz Alia. Nëse ai merr 71 mandate, pa prekur votën e popullit, unë do të jap dorëheqjen dhe unë do të kaloj në opozitë, sepse unë respektoj demokracinë.