Futbollisti gjerman Ilkay Gündogan sezonin e ardhshëm do të luajë në Barcelonë dhe gazetari i mirëinformuar Fabrizio Romano raporton se tashmë është arritur marrëveshjea, transmeton Klix, përcjell Fol Drejt.
Sipas tij, Barcelona mori dritën jeshile për të nënshkruar me gjermanin dhe pasi ai më parë priti atë vendim dhe pranoi kushtet që Barcelona i ofroi, transferimi tani është një punë e përfunduar dhe pyetja e vetme është se kur do të do të shpallet zyrtarisht.
Romano tregon se Gündogan ka rënë dakord për një kontratë dyvjeçare, pra do të nënshkruajë kontratën deri në vitin 2025, me mundësi që ajo të zgjatet edhe për një sezon tjetër dhe deri në qershor 2026.
Së bashku me Barcelonën, për nënshkrimin e këtij lojtari të madh luftuan edhe skuadra nga Arabia Saudite, por edhe Arsenali, por Gündogan refuzoi të gjitha ato oferta, si dhe vazhdimin e bashkëpunimit me Manchester Cityn dhe vendosi të vazhdojë karrierën në Barcelona.
Gündogan erdhi në City në vitin 2016 nga Borussia Dortmund dhe për këtë ekip luajti gjithsej 304 ndeshje dhe shënoi 60 gola me 40 asistime.
Ai fitoi pesë tituj të ligës, dy FA Cup, katër Kupa të Ligës, dy Community Shields dhe një Champions League. /FolDrejt/