Imam Tahiri është nderuar me çmimin ndërfetar të Rabinit Marccus Kramer.
Ai u shpërblye me këtë çmim si rezultat i angazhimit të tij, rreth punës humanitare. Punë kjo e cila edhe e përkrah në rolin e tij në Qendrën Kulturore Islame Shqiptare në Staten Island.
Tahiri njihet për mirëpritjen e të gjitha bashkësive etnike, të gjitha bashkësitë racore në shtëpinë e Qendrës Kulturore Islame. Nën udhëheqjen e tij, Qendra ka pritur Samitin Anti Paragjykim të Staten Island në bashkëpunim me Komunitetet e Bashkuara për Respekt dhe Besim (CURT) dhe ka mbledhur komunitetin për takime me Task Forcën e Staten Island për Përfshirjen dhe Barazinë Racore (TRIE).
Ai hapi derën i Qendrës së Bashkisë me komisariatin e policisë, prokurorin e qarkut dhe zyrtarë të tjerë të zgjedhur për të dëgjuar shqetësimet e njerëzve dhe për të ndërtuar një komunitet më të mirë. Imam Tahiri nderon përvojën e re të emigrantëve dhe që nga viti 2005 ka qenë në komitetin drejtues të Këshillit të Imigrantëve të Staten Island, i cili gjithashtu mban takime të rregullta në Qendrën Kulturore.
Për më shumë se një çerek shekulli, Imam Tahiri ka ftuar muslimanët, hebrenjtë, të krishterët dhe njerëzit e shumë feve të thyejnë bukën së bashku në Darkat e Iftarit Ndërfetar. Tahir është një anëtar kyç i Udhëheqjes Ndërfetare të Staten Island dhe ndan lutjet dhe mençurinë e tij në vigjilje për të kundërshtuar dhunën dhe për të mbrojtur viktimat e krimeve të urrejtjes pavarësisht nga raca, feja apo seksualiteti. Ai është zemërgjerë dhe mikpritës ndaj të tjerëve dhe i jashtëzakonshëm në interesimin e tij humanitar.”
Kjo ngjarje u organizuaa nga Organizata Humanitare Projecthospitality në Staten Island. Të pranishëm ishin edhe Congress member Nicole Malliotakis, New York City, Avokati Popullor Jumaane Williams, prokurori i Staten Island NYC./FolDrejt/