Imami i xhamisë së 4 Lullave në Prishtinë, nëpërmjet një njoftimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se sonte në namazin e akshamit, do të prezantojë një mysafir i rrallë, shkruan Fol Drejt.
“Sonte në namazin e akshamit jemi të nderuar dhe surprizuar me prezencën e Imamit të Qabesë, Allahu e nderoftë!” – ka shkruar hoxhë Husamedin Abazi.
“Shkëlqesia e tij, Shejhu Abdullah El Xhuhenij (Imami i Qabesë) sonte me emër të Zotit, do na prijë në faljen e NAMAZIT TË AKSHAMIT në xhaminë e 4 llullave dhe do na drejtohet me një Fjale Rasti! Allahu e shpërbleftë Imamin El Xhuhenij dhe Myftiun e BIRK Shkëlqesinë e tij, Naim Ef Ternava, për këtë nder që po na i bëjnë neve dhe xhematit të Xhamisë 4 Llullat!
JENI TE MIRSEARDHUR, BURRA DHE GRA!” – ka vijuar njoftimin dhe ftesën, hoxhë Abazi./FolDrejt/