Gjatë ditës së martë, imami shqiptar Tahir Kukaj ka biseduar me oficerët e rinj të Nju Jorkut. Vlen të theksohet se imami Kukaj është udhëheqësi (chaplin) i oficerëve muslimanë në këtë qytet.
“Sot u nderova sot që të flas me oficerët e rinj të Policisë në Borough Patrol Manhattan Jugor, 15 Tetor 2019
Ju uroj atyre gjithë suksesin në karrierën e tyre dhe Zoti i Plotfuqishëm i ruajtë ata dhe vëllezërit dhe motrat e tyre me uniformen blu nga çdo dëm që mund të jetë atje!,” ka thënë mes tjerash imami i nderuar Kukaj./Foldrejt.com