Assambleiste Natalia Fernandez, ka nderuar liderin musliman të New York City për kontributin shembullor të tyre në qytetin e NYC.
Imami Shqiptaro-Amerikan Dr. Tahir Kukaj u nderua per kontributin e tij në fushën e ndërtimit të urave ndërfetare, përhapjen e dialogut konstruktiv në mes konfeksioneve të ndryshme fetare, si dhe për përhapjen e kulturës së mikpritjes dhe vlerësimit të të gjithë njerëzve pa dallim feje, race dhe besimi, informon foldrejt.com. Imami u nderua po ashtu edhe për rolin e tij si kapelan i departamentit te policise se New York City.
Puna e tij ka la gjurmë pozitive e të pamohueshme në forcat e rendit e po ashtu tek qytetarët e NYC. Imami është votuar për dy vite me radhë në mesin e 100 njerëzve më me ndikim në Staten Island NYC.
Imam Dr. Tahir Kukaj është emër që gëzon respekt dhe mirënjohje në gjithë NYC.
Përndryshe IlluminArt Productions nderon me çmimin “Empowering Voices” – “Fuqizimi i Zërave” “ katër personalitet në 10 vjetorin e saj në Old Bermuda Inn – Staten Island NY dhe atë – Carol Ann Benanti, gazetare e Staten Island Advance, Inside Out Columnist, shkrimtare / Reportere për Arte dhe Kuluture, Imam Tahir Kukaj, Qendra Kulturore Shqiptare në Staten Island, dhe NYPD Chaplain, si dhe James McBratney, Pronar i disa bizneseve, nga Jimmy Max./Foldrejt.com