Stambolli vërtet ka befasuar thuajse të gjithë turqit, ku kandidati opozitar Ekerem Imamoglu, ka fituar bindshëm ndaj kundërkandidat pro-qeveritar Binali Yildirim.
Por kjo nuk ka qenë pengesë që kreu i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, të përgëzojë Imamoglu, shkruan foldrejt.com.
“Uroj Ekrem Imamoglu i cili ka fituar sipas rezultateve jozyrtare,” shkroi Erdogan në Twitter.
Sipas këtyre rezultateve, Imamoglu ka fituar 54% të votave dhe kandidati i partisë në pushtet Erdogan AKP, Binali Yildirim, tashmë ka pranuar humbjen dhe ka përgëzuar kundërshtarin e tij.
Shumë mendojnë se zgjedhjet e Stambollit janë një provë kyçe për fuqinë e presidentit Erdogan, i cili vetë ishte kryebashkiaku i qytetit më të madh të Turqisë nga viti 1994 deri më 1998. Tashmë pritet që partia e presidentit Erdogan, AKP, të fillojë reformimin./Foldrejt.com