Munzir Al-Nazzal po ecte nëpër tregun e Idlibit në pjesën veriperëndimore të Sirisë, kur një bombë shpërtheu.
Si rezultat i kësaj ai humbi këmbën e djathtë. Sikur kjo të mos mjaftonte, djali i tij lindi pa këmbë, transmeton Telegrafi, përcjell FolDrejt.com,
Gruaja e Al-Nazzal, Zeinab, ishte shtatzënë me Mustafan kur u helmua me gaz nervor gjatë luftës civile në Siri. E kjo bëri që i biri i saj të lind me probleme shëndetësore – përkatësisht sindromën tetra-amelia.
Ai erdhi në jetë pa këmbë, e pasi u larguan nga Siria arritën të strehohen në Reyhanli të provincës turke Hatay, përgjatë vijës kufitare me Sirinë.
Atje u takuan me fotografin turk Mehmet Aslan i cili u bëri shoqëri. Në atë moment ai shkrepi një fotografi, ku babë e bir dukeshin të lumtur që i shpëtuan luftës.
Kjo fotografi tani është përzgjedhur si fotografia e vitit nga Siena International Photo Awards 2021.