Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka ironizuar përmes një shkrimi në Facebook me kryetarin e Kamenicës, Kadri Rahimajn.
Ai ka shpërndarë një fotografi ku është Albin Kurti dhe një luan, të cilën, sipas tij, kryetari i Kamenicës e mban në zyrën e tij.
“Këtë fotografi kiç, kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj, e mban në zyrë. Paska thënë se e ka dhuratë nga një profesoreshë arti. Art e jo mahi. Propozoj ta bëjnë edhe stemë të komunës Pse jo. Albin Luani. Kadri Luani”, ka thënë Mushkolaj. /FolDrejt/