Analisti politik Imer Mushkolaj ka reaguar në lidhje me sulmin e truprojave të kryeministrit Kurti ndaj gazetarit Kosovë Gjoci.
Ai ndër të tjera ka thënë se kryeministri duhet ta dënojë sulmin dhe pjesëtari i mbrojtjes së tij duhet të procedohet penalisht.
“Kryeministri duhet ta dënojë sulmin dhe pjesëtari i mbrojtjes së tij të afërt duhet të procedohet penalisht. Mosndëshkimi i rasteve të tilla shton pasigurinë për gazetarët dhe i bën ata target të lehtë për sulme. Po ashtu, klimë të përshtatshme për sulme prodhon edhe gjuha linçuese e njerëzve të pushtetit ndaj mediave dhe gazetarëve”, ka thënë Mushkolaj, transmeton Fol Drejt.