Sot u bë emërimi i Arben Vitisë në pozitën e ministrit të Shëndetësisë, pozitë kjo të cilën ai e gëzonte edhe para zgjedhjeve lokale, ku dha dorëheqje për të garuar për kryetar të Prishtinës.
Lajmi i përpunuar:
Reagimet kanë qenë të shumta për këtë emërim, disa duke e përgëzuar kryeministrin për veprim e disa duke e kritikuar.
Një ndër personat publik që ka reaguar është edhe analisti politik, Imer Mushkolaj.
Ai ka thënë se sipas ligjit Arben Vitia nuk mund të bëhet përsëri ministër.
“Sipas ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit, po del që Arben Vitia nuk ka të drejtë të bëhet prapë ministër. Nejse, unë jurist nuk jom.”, ka shkuar Mushkolaj në Facebook duke ia bashkangjitur postimit të tij edhe një fotografi.
Vetëm disa minuta pasi e publikoi, Mushkolaj e ka fshirë postimin e tij në Facebook.
Ky është postimi i plotë i analistit Mushkolaj: