Importet amerikane nga Rusia u dyfishuan në tetor, pavarësisht sanksioneve ekonomike të Uashingtonit kundër Moskës, njoftoi Byroja e Statistikave të SHBA.
Shtetet e Bashkuara importuan 732 milionë dollarë mallra ruse në tetor, nga 332.1 milionë dollarë në shtator, thuhet në raport, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Megjithatë, kjo është dukshëm më pak në krahasim me tetorin e vitit 2021, kur SHBA-ja importonte mallra nga Rusia me vlerë 2.4 miliardë dollarë./FolDrejt/