Ministria e Ekonomisë (ME), nëpërmjet një njoftimi zyrtar, ka paralajmëruar se të hënën do të bëhet inagurimi i Sistemi Nacional për Monitorim të Spektrit Frekuencor – SNMSF, transmeton Fol Drejt.
“Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të marrin pjesë në inaugurimin e Sistemit Nacional për Monitorim të Spektrit Frekuencor – SNMSF” – thuhet ndër të tjera në njoftim.
Po ashtu bëhet e ditur se në ceremoninë e inagurimit do të marrin pjesë edhe përfaqësuesi i Bankës Botërore dhe Kryetari i Bordit të ARKEP-it, Nazim Rahimi.
Ceremonia do të mbahet te Memoriali i Dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës, të hënën më 19.09.2022, me fillim në orën 11:00./FolDrejt/