Është inauguruar obelisku në nderim të sakrificës dhe kontributit të profesionistëve shëndetësor.
Ky obelisk është i vendosur në hyrje të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Për Ministrin e Shëndetësisë Rifat Latifi, kjo është një shenjë e vogël respekti, për punën e mantel bardhëve.
Në përurim morën Pjesë edhe Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama, Pleurat Sejdiu – Kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës (OMK), si dhe zyrtarë të tjerë. Objekti në fjalë u përurua në vigjilje të festës së pavarësisë.