Sot u inaugurua rrjeti KREN i cili vlerësohet si kontribues kyç në krijimin e infrastrukturës digjitale për sistemin arsimor dhe që do të ndihmojë në zbatimin e politikave për arsim, kërkim dhe inovacion, shkruan Fol Drejt.
Në komunikatën e Qeverisë së Kosovës thuhet se KREN iu ofron të gjitha Institucioneve të Arsimit të Lartë në Kosovë qasje në infrastrukturë moderne, platforma, softuerë e literaturë moderne, dhe mundësi bashkëpunimi e shkëmbimi njohurish brenda dhe jashtë kufijve të Kosovës.
Në fjalën e tij, kryeministri tha se në programin qeverisës, përmirësimi i mjedisit për kërkime dhe inovacion është identifikuar si një prej fushave për intervenim dhe zhvillim. Duke rikujtuar se në fund të muajit tetor është lansuar zyrtarisht Strategjia e Arsimit 2022-2026, që ka buxhet 82% më të lartë sesa Plani Strategjik i Arsimit 2017-2021, kryeministri theksoi se për herë të parë, digjitalizimi trajtohet si një nga pesë shtyllat dhe objektivat strategjike të arsimit, me një buxhet të dedikuar prej 52 milionë euro.
Në këtë ngjarje, kryeministri Kurti u shoqërua nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci. /FolDrejt/
Komunikata e plotë gjendet në vegzën e mëposhtme: