Linja ajrore kombëtare polake LOT po heton një incident që përfshin një dron në aeroportin Frederic Chopin të Varshavës, tha zëdhënësi i linjës ajrore.
Droni u pa duke fluturuar 30 metra nga avioni “embraer” që po i afrohej pistës në një fluturim nga Poznań, raportoi uebfaqja “TVN24”, shkruan Reuters, përcjell Fol Drejt.
“Ky incident ka ndodhur pasditen e së shtunës. Sipas procedurës pilotët kanë përgatitur raport. Për momentin rasti po hetohet nga komisioni hetimor në LOT. Çdo incident si ky është i rrezikshëm. Fatmirësisht kësaj radhe nuk ka ndodhur asgjë.” tha zëdhënësi i agjencisë polake PAP./FolDrejt/