Linja ajrore letoneze ”Air Baltic” njoftoi se do të shmangë hapësirën ajrore bjelloruse deri në një njoftim tjetër, pasi një fluturim i pasagjerëve me ”Ryanair” u detyrua të ulej në Minsk me një disident në bord.
Linja ajrore tha ”se do të qëndronte jashtë hapësirës ajrore të Bjellorusisë derisa situata të bëhej më e qartë ose autoritetet të merrnin një vendim”.
“Është e qartë se situata në parim është e papranueshme kur një vend mund të vendosë nëse i pëlqen apo nuk i pëlqen një pasagjer në aeroplan”, tha ministri i Transportit, Talis Linkaits.
Ministri i Jashtëm, Edgars Rinkevics ngriti idenë e ndalimit të fluturimeve nga linjat ajrore bjelloruse si dhe mbylljen e hapësirës ajrore bjelloruse për fluturimet ndërkombëtare.
”Sidoqoftë, asnjë vendim zyrtar nuk është marrë deri më tani”, deklaroi Linkaits.