Presidenti francez Emmanuel Macron tha se samiti i G20 ka përgjegjësinë për të dërguar një “mesazh shumë të qartë për të shmangur përshkallëzimin” mbi incidentin vdekjeprurës të raketave në Poloni.
Udhëheqësit globalë kanë rolin të “dërgojnë një mesazh shumë të qartë për të shmangur përshkallëzimin … për të mbrojtur paqen dhe për të shmangur ndarjen, një ndarje të botës,” u tha Macron gazetarëve nga samiti në Bali të mërkurën, raporton CNN, transmeton Fol Drejt.
Macron komentoi “analizën” e incidentit që “është duke u zhvilluar”, duke thënë se ajo tregon “ndjeshmërinë ekstreme të situatës” rreth Ukrainës.
Ai shtoi se ekzistonte një “hapësirë konvergjence” midis liderëve të mbledhur të G20, duke përfshirë Kinën dhe Indinë, për ta shtyrë Rusinë drejt de-përshkallëzimit në Ukrainë.
Ulja e një rakete në Poloninë lindore në kufirin e saj me Ukrainën të martën vrau dy persona, duke shënuar herën e parë që një vend i NATO-s goditet drejtpërdrejt gjatë konfliktit.
Macron tha se ai kishte folur gjithashtu me homologun e tij ukrainas, presidentin Volodymyr Zelensky dhe se midis 80 dhe 100 raketa ruse kishin shënjestruar strukturat civile në Ukrainë të martën gjatë breshërisë së fundit të sulmeve vdekjeprurëse të Moskës.
Ai shtoi se shpresonte që Kina “do të luante një rol më domethënës ndërmjetësimi në muajt e ardhshëm” në luftën në Ukrainë, pasi ai njoftoi synimin e tij për të vizituar Pekinin “në fillim të vitit 2023”.
Udhëheqësi kinez Xi Jinping “shpreh shumë qartë” dëshirën e tij për de-përshkallëzimin në Ukrainë, sipas presidentit francez./FolDrejt/