Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar reaguar pas incidentit të mbrëmshëm në kryeqytet.
Përmes një postimi në profilin zyrtar në Facebook, Haradinaj ka kërkuar krijimin e Policisë së Kryeqytetit.
“Kur është miratuar Ligji për Kryeqytetin, njëra prej pjesëve më të rëndësishme të tij, ka qenë krijimi i Policisë së Kryeqytetit. Ngjarja tragjike e natës së mbrëmshme në një lokal në Prishtinë, me përmasa shqetësuese e pasoja të rënda, shumëfish e shtron nevojën e zbatimit të këtij Ligji dhe krijimin e Policisë së Kryeqytetit.
Organet e rendit dhe ligjit të ndërmarrin të gjitha masat për ndëshkimin e fajtorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë, por si hap i parë i parandalimit të rasteve të tjera të ngjashme, që edhe mund të përsëriten, është krijimi i menjëhershëm i Policisë së Kryeqytetit!”, ka thënë Haradinaj.