Reporterët pa Kufij prezantuan Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit për vitin 2023, shkruan Fol Drejt.
Sondazhi përfshiu 180 vende dhe vlerësimi i lirisë së medias u krye në bazë të disa treguesve. Thuhet se pozita e medias në shoqëri mund të ndikohet nga disa faktorë, përkatësisht faktorë politikë, ekonomikë, legjislativë, socialë dhe të sigurisë.
Sipas indeksit të ri, Kosova është në vendin e 56-të.
“Ndërsa tregu mediatik i Kosovës është i larmishëm, zhvillimi i tij është i kufizuar nga përmasat e vogla dhe ndarja e rreptë përgjatë vijave etnike. Pavarësia e medias kërcënohet nga rregullimi i dobët dhe varësia nga shpërndarja partiake e fondeve publike.”, thuhet në një pasqyrim të shkurtër të situatës në vendin tonë.
Sa i përket vendeve fqinje, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi qëndrojnë më mirë se Kosova dhe renditen në vendin e 38-të, përkatësisht në vendin e 39-të, Serbia gjendet në vendin e 91-të dhe Shqipnia në vendin e 96-të. /FolDrejt/