Autoritetet në Indi kanë miratuar blerjen e pajisjeve ushtarake me vlerë 8.5 miliardë dollarë.
Sipas “NDTV”, në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se do të blihen edhe 200 raketa “BrahMos”, 50 helikopterë për qëllime të përgjithshme, armë të rënda dhe sisteme të luftës elektronike, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Në njoftim thuhej se ishte miratuar blerja e pajisjeve me vlerë 705 miliardë rupi ose 8.5 miliardë dollarë.
Porositë thuhet se do t’u dorëzohen prodhuesve indianë të armëve.
Raketat “BrahMos” që do të përdoren nga ushtria e Indisë janë duke u zhvilluar nga kompania ruso-indiane “BrahMos Aerospace”./FolDrejt/