India ka arritur pikën e zymtë të 400,000 vdekjeve nga koronavirusi, gjysma e tyre gjatë një vale të dytë në muajt e fundit që mbingarkoi sistemin e kujdesit shëndetësor dhe krematoriumet.
India ka regjistruar 30,45 milion raste që nga shpërthimi i pandemisë vitin e kaluar dhe është vendi i dytë më i prekur pas Shteteve të Bashkuara, i cili ka 33 milion raste, raporton Al Jazeera, përcjell FolDrejt.com.
SH.B.A. ka të paktën 604,000 vdekje dhe rreth 518,000 njerëz kanë vdekur në Brazil.
Por ekspertët e shëndetit besojnë se India mund të ketë nënvlerësuar vdekjet në mënyrë të konsiderueshme dhe numri aktual mund të ketë arritur në një milion apo edhe më të lartë. /FolDrejt.com/